TV OPOJA
Aktualitet

PDK prin me 17 vota në Dragash pas anulimit të votave me postë

Partia Demokratike e Kosovës prin me 17 vota nga raundi i balotazhit në Komunën e Dragashit.

Është kandidati i kësaj partie për kryetar, Shaban Shabani e cili e ka mirëpritur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për t’i anuluar të gjitha votat e ardhur me postë.|

“Jemi për 17 vota përpara. Mbetemi fitues dhe PDK do të qeverisë me Dragashin edhe për një mandat. Jemi angazhuar shumë për këtë fitore”, është shprehur Shabani për Klan Kosova.

“Vendimi ka qenë i pritshëm, i bazuar në argumentet që kemi dorëzuar me paraqitjen e ankesës. Kemi pritur që të miratohet pozitivisht ankesa”.

“Votat me kusht dhe personave me aftësi janë numëruar dje ku kemi pasë 91 dhe LDK ia ka pasë 121. Në rezultatin e përgjithshëm e votave valide PDK i bie t’i ketë 17 vota më tepër”.

Lajme të përafërta

U shënua festa e 7 marsit në Kukës dhe Dragash

TV OPOJA
March 7, 2020

Fiteusit nga komuna e Dragashit në garat Nacionale

TV OPOJA
June 27, 2019

Apostolova fotografohet me dy vajza të gorës së Dragashit me veshje tradicionale

TV OPOJA
May 6, 2020
Exit mobile version