Sot është mbajtur mbledhja e katërt e Shtabit Emergjent e kryesuar nga Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani njofton televizioni Opoja.
Në mbledhjen me anëtarët e shtabit emergjent me ç’rast pikë diskutimi ishte situata aktuale dhe realizimi i masave për parandalimin ndaj Covid-19, furnizimi me pako ushqimore dhe higjienike dhe paisje mbrojtëse për personelin shëndetësor konform vendimit të miratuar nga Asambleja Komunale.
Në këtë takim pas diskutimeve dhe propozimeve të shumta u vendosën kriteret për personat të cilët do të jenë përfitues të pakove higjenike dhe ushqimore gjithashtu u formua edhe grupi punues për harmonizimim e listave të QPS-së, Kryqit të Kuq dhe Zyrës së Komuniteteve.
Kryetari i Komunës i informoi të pranishmit për situatën në komunën tonë, e krijuar pas shfaqjes të virusit COVID-19 në Kosovë dhe angazhimet përmanente në përmbushje të rekomandimeve të IKSHPK dhe MSH të cilat në vazhdimësi janë duke u monitoruar nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës.
Në takim u deklarua se situata në Komunën e Dragashit vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe se nuk ka asnjë rast të infektimit deri më tani.
Anëtarët e Shtabit Emergjent u bëjnë thirrje qytetarëve për përmbajtje të rregullave dhe rekomandimeve nga IKSHPK me kujdes të shtuar.