TV OPOJA
Aktuale

Kompania ALFA-ING përfituese e tenderave për ujësjellës në Komunën e Dragashit

Qytetarët e Dragashit janë duke u privuar nga furnizimi me ujë për shkak të shkeljeve të vazhdueshme ligjore që janë duke u bërë nga Komuna e tyre. Projekti për shtrimin e rrjetit të ujësjellësit ka nisur për herë të parë në qershor të vitit 2016 ende nuk është finalizuar.
Gjykata e Tenderëve disa herë ka vendosur për këta tendera, duke i kthyer proceset në rivlerësim. Siç shihet në vendimin e fundit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Komuna e Dragashit nuk i ka përfillur obligimet që kanë derivu prej vendimit të OSHP-së.
Komuna e Dragashit në disa projekte për ujësjellës që kishte shpallur për tenderim si duket nuk e ka edhe aqë të vështirë për të zgjedhur operatorin Ekonomik.
Edhe pse operatori më të cilin Komuna e Dragashit kishte kontraktuar disa projekte nuk kishte kryer punët si duhet ai përfiton prapë projekte .
Nga raportimet të cilat janë adresuar në redaksinë e Tv Opoja ku në të janë dërguar edhe pamjet nga projekti për ujësjellësin që furnizon disa fshatra të komunës duket qartë se si ka punuar ky operator ekonomik.
Penda për grumbullimin e ujërave mbi fshatin Radesh , që duhet të i furnizonte 15(pesëmbëdhjetë ) fshatrat punimet e saj janë jashtë rregullave të cilat Komuna i kishte parashikuar në projekt.
Më poshtë po ju përcjellim disa pamje të cilat janë dërguar nga qytetarët e komunës së Dragashit

Lajme të përafërta

Nuk u pëlqeu vendimi i gjykatës, sulmuan një person zyrtar në Dragash

TV OPOJA
June 16, 2020

Memli Krasniqi, Gjykata Supreme do ta ketë fjalën e fundit për Dragashin

TV OPOJA
November 23, 2021

Në Dragash u mbajt promovimi i disa librave nga krijimtaria letrare e shkencore e Bedri Halimit

TV OPOJA
November 7, 2018
Exit mobile version