TV OPOJA
Aktuale

Themelohët tifogrupi “UJQIT e SHARRIT”, lojtari i 12-të i KFOPOJA në fushën e blertë!

Klubi i Futbolli Opoja u shpall fituës i grupit A të ligës së tretë të Kosovës me një sezon perfekt në çdo drejtim, nga të gjith lojët Opojën e ndalën nga 3 pikëshi vetëm dy herë, një barazim dhe një humbje në tavolin pas fitorës në fushë!

Ndeshjet e fundit të ligës ishin me shumë vlerë dhe emocione pasi që lufta për vendin e parë ishte shumë e madhe mes skuadrave të Opojës dhe Piranës, kështu katër ndeshjet e fundit dhuruan spektakël, e për futbollistët e Opojës ishin finale në vete.

Pas rëndësis dhe vlerës që kishin këto ndeshje, nxitën edhe vëmëndjën e shikuëseve nga e gjithë treva e Opojës të cilët shprehën interesim të madhë për të përkrahur djelmoshat nga Opoja, e sidomos organizimi për ndeshjën e fundit ishte tejet i madhë me një numër të madh shikuësish.

Pas interesimit të madhë të qytetarëve për të ndjekur nga afër ndeshjet e KF OPOJA, e sidomos pas ndeshjes së fundit, dhe duke e ditur vlerën e ndeshjeve qe do vinë, e që janë të vlefshme për tu kualifikuar në ligën e dytë të Kosovës, u themelua edhe Tifogrupi “UJQIT e SHARRIT” të cilët tashmë në mënyra të organizuara do jenë edhe lojtari i 12-të i KF OPOJËS në fushën e blertë.

Ky tifogrup vetën se ka filluar me organizimet për ndeshjën e radhës që do të luhët në Brestovikë të Pejës, ndeshje kjo e cila vlen për kualifikim në ligën e dytë ku KF OPOJA do të luaj kundër KF Australisë nga Mitrovica.

Më poshtë po ua bashkangjesim edhe njoftimin e tifogrupit:

KF Opoja- Faqja Zyrtare në bashkpunim me Ujqit e Sharrit në ndeshjen e barazhit kundër Australisë për të gjithë tifozat e Opojës transporti do të jetë GRATIS
Për gjithë ata qe nuk e din se ku te orientohen ju lutemi shumë që ti kontaktoni të percaktuarit për një vend në autobus!
Na priftë e mbara
(Bellobrad,Kosavë, Kapre)- kontaktoni Andi E Qafleshi,
(Bresanë, Kuklibegë) kontaktoni Guri Reshiti
(Zgatar,Brrut)- kontaktoni Elvis Sinani
(Blaq, Buzez)- kontaktoni Aris Halimi
(Kuk ) kontaktoni Gjelbrim Shabani
(Zapllugje)- kontaktoni Shendrit Tahiri
(Brezne, Buqe, Pllavë, Rrencë, Dragash, Pllajnik, Shajne, Xërxe) kontaktoni Egzon Qafleshi
©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Banorët e Dragashit kerkojn shërbime 24 orë nëpër Qendrat e Mjeksisë Familjare

TV OPOJA
April 2, 2020

Tensione në Forumin Rinor të LDK-së, intervenim i dhunshëm i sigurimit (Video)

TV OPOJA
June 26, 2022

Samsung Galaxy S10 i ri me version të sheshtë

TV OPOJA
November 22, 2018
Exit mobile version