TV OPOJA
Aktuale

Banorët e Dragashit kerkojn shërbime 24 orë nëpër Qendrat e Mjeksisë Familjare

Edhe pse në komunën e Dragashit nuk ka asnjë rast të dyshuar me virusin COVID19 por as edhe të konfirmuar nga ky i fundit banorët e fshatrave të Opojës dhe të Gorës kan filluar të shqetësohen për këtë të fundit raporton televizioni Opoja.

Nëpër Qëndrat Mjekësore në komunën e Dragashit edhe pse situata aktuale është tejet e rrezikshme dhe po aqë shqetësuese ata vazhdojnë të punojnë me oraret si në të kaluarën.
Në qendëren Mjeskorë në fshatin Bresanë të komunës së Dragashit stafi mjeskorë punon me dy nderrime duke filluar orarin e punës prej 8:00 të mëngjesit deri në ora 22:00 të mbrëmjes.

Mbas ores 22:00 të mbrëmjes qytetarët detyrohen të shkojn për në Dragash ose në Prizren për të marrë shërbimet emergjente.

Andaj shumica e banorëve të Dragashit kërkojnë nga Kryetari zotëri Shaban Shabani si dhe nga Drejtori i Shëndetësisë në Dragash zotëri Ramadan Jashari që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të bërë sherbime në 24 orë nëpër këto qëndra Mjekësore në këtë kohë Pandemie.
© Televizioni Opoja 02 Prill 2020 ©

Lajme të përafërta

Tahiri: Ekipi negociator do ta merrte në qafë Kosovën

TV OPOJA
June 29, 2019

Haradinaj: Numrin e të punësuarve në Kosovë e kemi rritur!

TV OPOJA
June 29, 2019

Haradinaj: Mali i Zi është partner i Kosovës në planin ndërkombëtar

TV OPOJA
October 25, 2018
Exit mobile version