TV OPOJA
Aktuale

Tensione në Forumin Rinor të LDK-së, intervenim i dhunshëm i sigurimit (Video)

Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar dhunshëm pas ndërhyrjes së sigurimit.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga intervenimi i dhunshëm i sigurimit të paritsë së LDK-së, teksa një person dëgjohet duke bërtitur.

Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të LDK-së se shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullësi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë.

Ky burim thotë se disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.

Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, sic e kishte kundërkandidati i tij, Ermal Osmani, shkruan Insajderi.

Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihen disa delegatë të cilët kërkojnë sqarim nga Hyseni për këto parregullësi, po që i njejti nuk ishte sjellur mirë me delegatët e partisë së tij.

Në mbledhje kishte intervenuar edhe sigurimi i paritsë, të cilët kishin ardhur nga Peja.

Mbledhjen e kishin lëshuar 65 delegat por kjo nuk e kishte penguar Ekrem Hysenin që ta vazhdojë mbledhjen e ta zgjedhë për kryetar të Forumit Rinor, Plator Ejupi.

Edhe pa pranin e 101 delegatëve sa duhet të ishin në sallë, Hyseni emëroi kandidaturën e Ejupi pë kryetar të Forumit Rinor.

Në këtë video shihen edhe disa delegatë të cilët përballen me sigurimin në hyrje të zyrës së LDK-së në Podujevë, pasi shohin se emrat e tyre ishin ndërruar me përkrahësit e Hysenit.

“Aty ka pas përplasje të mëdha së pari delegatët që janë zgjedhur për atë kuvend, iu kanë ndryshuar emrat vetëm për ta përkrahur kandidatin që e kishte emëruar kryetari i degës së LDK-së, në Podujevë, Ekrem Hyseni. Kundërkandidati tjetër i kishe votat e delegatëve mirëpo që të votohet kandidati i Ekrem Hysenit janë bërë këto parregullsi”, ka thënë ky burim për Insajderin.

Lajme të përafërta

Haxhi Avdyli njofton se Qeveria Kurti po harton sot planin qeverisës

TV OPOJA
May 3, 2021

Mbi 21 mijë persona braktisën Kosovën për një vit

TV OPOJA
June 30, 2019

SHTATORJA E HEROIT ADEM JASHARI DO TË VENDOSET EDHE NË MITROVICË

TV OPOJA
October 26, 2018
Exit mobile version