TV OPOJA
Aktuale

SHTATORJA E HEROIT ADEM JASHARI DO TË VENDOSET EDHE NË MITROVICË

Kuvendi komunal i Mitrovicës ka miratuar propozimin për ndërtimin e shtatores të heroit Legjendar Adem Jashari në këtë qytet.
Njoftimin për këtë e ka bërë Komuna e Mitrovicës përmes një kumtese për media, ku tregohen edhe çështjet tjera të diskutuara në mbledhjen e 11-të.
Para se të votohej rendi i ditës, kryesuesi Jeton Ujkani propozoi një pikë të re e që ishte Propozim-vendimi për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, ndërsa asamblisti i grupit parlamentar të PDK-së, Donjet Bislimi propozoi që në takim të diskutohet edhe për vendosjen e shtatores së komandantit Adem Jashari në Komunën e Mitrovicës. Të dyja propozimet u miratuan nga këshilltarët e KK.

Në vazhdim këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash Propozim-vendimin për shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2018/2019; Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për hartimin e Planit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2019; Plani i caktimit të pikave të grumbullimit të mbeturinave; Propozim-vendimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Lajme të përafërta

Arrestohen dy të dyshuar për organizim e lojërave të fatit në Prizren dhe Dragash

TV OPOJA
September 17, 2019

Kuvendi shkon në pauzë, Nuk ka vendim për Trustin

TV OPOJA
June 22, 2022

Votimi nga jashtë për kryetar të Dragashit, deri sot kanë arritur 137 pako të supozuara me fletvotime

TV OPOJA
December 6, 2021
Exit mobile version