TV OPOJA
Aktualitet

Teknologjia e fundit nga NIKON, prezentohët në Prizren fal distributorit ZgatarShop (Foto)

Sot në objektin e kompanisë afariste ZgatarShop në Prizren është mbajtur trajnim si dhe prezentim i teknologjis së fundit për fotografët të cilët punë e tyre e kryejnë me produkte e kompanisë Nikon.

Në këtë trajnim prezent ishin tre përfaqësues nga kompania Nikon të cilët prezantuan paisjet e fjalës së fundit të teknologjisë të prodhuar nga vetë kompania në fjalë, pjes e këtij organizimi ishin edhe shumë fotograf nga Kosova si dhe nga ballkani e më gjerë, të cilet kishin ardhur për tu njohur me modelet e fundit të kompanis NIKON si: Nikon D850 dhe modelet e fundit Nikon Z6 dhe Nikon Z7, poashtu edhe shum aksesor tjerë.

Në një fjalë rasti pronarët e ZgatarShop si dhe përfaqësuesit e kompanis Nikon i falendëruan të gjithë të pranishmit ku në mbarëvajtje e sipër ju mundësua të pranishmëve të bëjn pyetje në lidhje me produktet e kompanisë.

Pjes e organzimit ishte edhe mundesia që të pranishmit të njihën edhe nga afër me këto modele, pas prezentimit nga përfaqsuesit e Nikon të pranishmit patën mundësi të shkrepin fotografi me këto paisje, poashtu nuk munguan edhe bisedat edukative e miqësore me përfaqësuesit e kompanis të cilit kan ardhur nga Maqedonia.

Njëri nga vëllezërit Ibrahim për Tv Opoja thotë se ky nuk do të jetë aktiviteti i fundit për ta ku tregoj se para dy javësh është bër hapja e objektit të ri si dhe është prezantuar edhe Krani për xhirime i konstruktuar nga vetë ata.

Vlen të përmendet se kompani ZgatarShop me selinë e sajë në Prizren është distributor i vetëm nga kompania Nikon për Republikën e Kosovës.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Të rinjtë e lagjes Beqiraj të fshatit Bresanë sigurojnë ujin e pijshëm me vetë iniciativë!

TV OPOJA
April 8, 2019

Përfshihen nga zjarri 30 hektarë me pisha e shkurre në një fshat në Dragash

TV OPOJA
May 11, 2020

Krasniqi liston arsyet se pse eshte i kunderligjshem nje vendim per kerkesen per ndertimin e stadionit ne Mejdan te Opojes

TV OPOJA
May 4, 2019
Exit mobile version