TV OPOJA
Aktualitet

Krasniqi liston arsyet se pse eshte i kunderligjshem nje vendim per kerkesen per ndertimin e stadionit ne Mejdan te Opojes

Fjala e përfaqësuesit tonë në kuvend komunal lidhur me kërkesën e anëtarit të kuvendit nga rradhët e LDK-së për ndryshimin e pronësisë publike

Ne parim e keni mire por esencialisht e keni gabim. Edhe pse ne mendojmë që së pari duhet ndërmarrë masat juridike për moskryerjen e punimeve ne stadiumin e qytetit në Sharr dhe për kryerjen e pagesave nga ana e komunës, padyshim që jemi të pajtimit për ofrimin e një zgjidhjeje sa më të shpejtë për lojtarët e komunës tonë.

Në legjislacionet e kaluara të kuvendit komunal është marrë vendim që pronat që janë nën menaxhim të AKP-së( Agjencisë Kosovare të Privatizimit) të i kthehen kuvendit komunal. Kemi një vendim të formes së prerë nga gjykata, ku ish-kryetari dhe kryesuesi janë shpallur fajtor për një vendim të tillë.
Për këtë tokë nuk vendos niveli lokal por vendos niveli qëndror andaj, nuk duhet t’i kalojmë kompetencat tona që do të binin ndesh me ligjin. Po i vuajmë pasojat e një vendimi të gabuar që është marrë në të kaluarën, por një gabim nuk mund të ndryshohet duke e përsëritur një gabim tjetër.

Nuk është bërë mirë që kjo pikë e rendit të ditës të vihet në shqyrtim, por pasi ka ardhur e po e diksutojmë, vota ime është kundër.

Lajme të përafërta

Ftesë pêr bashkangjitje në protestë – kundër shkatërrimit të rrugës së fshatit Shajne

TV OPOJA
November 7, 2018

Haxhillarët nga Dragashi vaksinohen para shkuarjes në Haxh

TV OPOJA
June 12, 2022

Inspektorati në Dragash ndalon shitjën e duhanit për të mitur

TV OPOJA
November 13, 2018
Exit mobile version