TV OPOJA
Aktuale

Të punosh në Gjermani, kush do të favorizohet e kush jo

Konsiderohet “Tetori i Artë”, pasi në Gjermani numri i të papunëve shënon një ulje në nivel rekord. Deutche Welle publikon lajmin teksa shkruan se aktualisht regjistrohen të papunë vetëm 2,2 milionë, pra më pak se 5% ndërkohë që lajmi tjetër i mirë është se me mijëra vende pune janë të lira.
Për shkak se ka shumë vende të lira pune, mund të bëhen aplikime edhe nga shqiptarët të cilët janë të arsimuar ose punonjës të kualikuar dhe kërkojnë të punësohen në Gjermani pasi vendi po përpiqet të tërheqë fuqi punëtore nga jashtë vendeve të BE. Këtij qëllimi i shërben dhe legjislacioni i ri i emigracionit, që frymëzohet nga modeli i ligjeve kanadeze. Kujtojmë se për të pa-arsimuarit dhe të varfrit është e vështirë që të kualifikohen dhe të punësohen. Emigrantët që zgjedhin Gjermaninë për të punuar do përzgjidhen në bazë të nivelit të arsimit, moshës, të aftësive, gjuhës, ofertave, por dhe sigurisë financiare.

Ja si e analizon të plotë situatën Deutsche Welle:
Në tregun e punës në Gjermani jo vetëm që ka rënë numri i të papunëve në tetor në 2,204 milionë, që është vlera më e ulët e ndonjë tetori tjetër që prej ribashkimit të Gjermanisë, po me qindra mijëra vende të punës janë të lira. Papunësia ka rënë në krahasim me muajin shtator për 0,1 %, që do të thotë se papunësia në Gjermani aktualisht është vetëm 4,9%. Është kjo hera e parë që papunësia e llogaritur nga Agjencia Federale e Punësimit, bie nën 5%. Në krahasim me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është shtuar për rreth 53.000. Ndërsa në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është shtuar për 185.000 vetë, bëri të ditur Agjencia Federale e Punësimit, me seli në Nyremberg. Shefi i AP Detlef Scheele thotë: “Papunësia ka vazhduar rënien në muajin tetor.”
Sipas të dhënave të fundit, në AP kanë qenë të regjistruar së fundi 2,292 persona, ndërsa rënia e papunësisë nuk ka të bëjë vetëm me punë sezonale. Numri i të papunëve ka rënë ngjashëm si në pjesët perëndimore ashtu edhe ato lindore të Gjermanisë.

Por në AP kanë qenë të regjistruar në tetor edhe 824.000 vende të lira të punës – 44.000 më shumë se para një viti. Numri i njerëzve të punësuar në Gjermani, në shtator të këtij viti, sipas të dhënave të Entit Statistikor, është 45,18 milionë të punësuar, që paraqet një plus prej 39.000 në krahasim me një muaj më parë. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve në Gjermani është shtuar me 561.000 punonjës./Deutsche Welle

Lajme të përafërta

Haradinaj kritikon BE-në: Po merreni me taksën, shikoni provokimet që po i bën Serbia

TV OPOJA
January 10, 2019

Gruaja më e vjetër në Prizren, feston datëlindjen e 112-të (Foto)

TV OPOJA
May 13, 2019

Aktakuzë për Vrasje të Rëndë në fshatin Studenqan të Suharekës ​

TV OPOJA
June 12, 2019
Exit mobile version