TV OPOJA
Aktuale

Haradinaj kritikon BE-në: Po merreni me taksën, shikoni provokimet që po i bën Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për provokimet që Serbia po i bën vazhdimisht ndaj Republikës së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se sot në Banjallukë gjatë një marshi që synon destabilizimin e Ballkanit, është kënduar një këngë që thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës, transmeton Tv Opoja.
Kryeministri ka vlerësuar se përderisa Bashkimi Evropian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë, tash në satelitin e tyre të quajtur Republika Srpska. Fatkeqësisht Serbia refuzon aktivisht integrimin dhe përqafimin e vlerave evropiane.
Në Banjallukë një njësit me tipare të pastra paramilitare në marshin më provokues që synon destablilizimin e tërë Ballkanit këndon këngën e “Heronjve të Kosovës”, e cila në tekstin e saj thërret për hakmarrje dhe pushtim të Kosovës. Njësiti dhe kënga gjenocidale përcillet me thirrjet kundër Bashkimit Evropian.
Kjo skenë që përkujton sentimentin gjakpirës të aparaturës së Millosheviqit, bëhet në nder dhe para Kryeministres kukull të Vuciqit, Ana Bërnabic dhe Ministrit të Mbrojtjes kukull të Rusisë, Aleksandar Vulin.
Përderisa Bashkimi Evropian shfrytëzon të gjitha kanalet për të bërë presion ndaj Kosovës për një masë legjitime dhe ligjore siç është taksa, e e cila përdoret edhe nga shtetet e zhvilluara siç janë ShBA, Franca, Kanadaja etj., vendosë të mbyllë sytë ndaj kësaj skene e cila bën thirrje për luftë e gjenocid.
Edhe përkundër këtij disbalansi të politikës së Bashkimit Evropian, Kosova është e përkushtuar që të jetësojë idealet evropiane në ekonomi, sundim të ligjit, mbrojtje e zhvillim. Synimi ynë strategjik është integrimi dhe anëtarësimi euro-atlantik dhe përqafimi i vlerave të demokracisë, përderisa Serbia ka Rusinë si alternativë kërcënuese në zemër të Evropës.

Lajme të përafërta

Ambasada gjermane: Miratimi i ligjeve për FSK-në të mos keqpërdoret për eskalim të mëtejmë

TV OPOJA
December 13, 2018

Drone Powered By AI Can Detect Obstacles

TV OPOJA
January 26, 2017

Gazetarja Valbona Musliu për një maskë Banatoret kërkojnë 0.80 cent.

TV OPOJA
March 15, 2020
Exit mobile version