TV OPOJA
Kosova

Tahiri kërkon nga Qeveria rishikim të vendimit për shtesat e skemës pensionale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se vendimi i Qeverisë për uljen e shtesave ndaj skemave pensionale është pavend dhe duhet rishikuar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe ndarja prej 6 milionë eurove për bizneset nuk i plotës as përafërmi kërkesat e tyre.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë për uljen e shtesave ndaj skemave sociale pensionale, kategorive më të cenuara shoqërore në periudhën e ballafaqimit me pandeminë COVID19, është vendim i pavend dhe ai duhet rishikuar menjëherë nga Qeveria.

Kjo periudhë e rëndë imponon që të gjenden edhe masa të tjera mbështetje për disa kategori sociale siç janë pensionistët, e as nuk do të duhej të mendohej që të njëjtit të mbesin edhe pa atë pak mbështetje shtesë që iu ishte ndarë më parë.

Ndërsa vendimi për ndarjen e 6 milionë eurove, gjoja në emër të sanimit të dëmeve të pandemisë për disa sektorë të biznesit që qeveria i mbylli kuturu, nuk i plotëson as për së afërmi nevojat e bizneseve qe janë dëmtuar nga kjo mbyllje. Ky vendim është i pa matur, i pa menduar dhe i pa llogaritur. Ai as nuk do t’i ndihmojë e as nuk do t’i stimulojë këto biznese, veçse do t’ua komplikojë edhe më shumë qasjen në ndihmën për të cilën ata sot kanë nevojë.

Prandaj ne vazhdojmë të insistojmë që qeveria të ketë një plan konkret për menaxhimin e pandemisë, si dhe ta zbatojë Ligjin e Rimëkëmbjes, e jo të ndërmarrë vendime ad hoc, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt real e të qëndrueshëm, përveç shpenzimit të buxhetit të taksapaguesve tanë.

Lajme të përafërta

REAGIM MBI VENDIMIN SKANDALOZ TË PZAP

TV OPOJA
November 19, 2021

Në Mamushë u bë promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë e regjionit të Prizrenit

TV OPOJA
October 24, 2018

Me shumicë 2 centë, me pakicë 12 centë – Ky është vendimi i Qeverisë që përcakton çmimin e derivateve

TV OPOJA
June 24, 2022
Exit mobile version