TV OPOJA
Aktuale

Në Mamushë u bë promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë e regjionit të Prizrenit

Sot, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, në bashkëpunim me OJQ “AVOKO”, dhe të rinjtë e Komunës sonë, ishin pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkomunal mes të rinjëve të komunave të regjionit të Prizrenit.

U organizua një vizitë njëditore në Prizren për promovimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë nga të gjitha komunitetet. Ky projekt ka për qëllim të rrisë njohuritë e rinisë rreth traditave të ndryshme të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Prizrenit dhe të përmirësojnë dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar.

Ky projekt ishte i dyti në rradhët e organizimeve nga bashkëpunimi ndërkomunal i cili si urë lidhëse ka OSBE-në, ku priten që organizime të tilla të organizohen dhe nga Komunat tjera të regjionit të Prizrenit.

Lirim Hajredini
Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport

Lajme të përafërta

Ka filluar pjesa e dytë e afatit të parë të Testit të Maturës në komunën e Dragashit

TV OPOJA
June 21, 2019

Fshati i kullosave dhe i ajrit të kristaltë

TV OPOJA
October 1, 2018

Ambasadorja turke me katër brinjë të thyera, pritet të niset për shërim në Turqi

TV OPOJA
November 17, 2018
Exit mobile version