TV OPOJA
Arsim

Sot u festua dita e shkollës “Ruzhdi Berisha” dhe 54 vjetori i themelimit të saj (Video, Foto)

Shkolla e mesme e lart Ruzhdi Berisha sot festoi ditën e shkollës poashtu edhe 54 vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor, me këtë rast u bënë homazhe pran varrit të mësuesit dhe deshmorit emrin e të cilit e mban kjo shkollë, në varrezat e deshmorve në fshatin Buqe.

Pas homazheve familja e Ruzhdi Berishës u pritën në objektin shkollor nga drejtori i kësaj shkolle z.Shukri Nebiu, meqrast se bashku me kryetarin e komunës z.Bexhet Xheladini vëndosen lule para shtatores së Ruzhdi Berishës që gjëndet në oborrin e shkollës.

Manifestimi vazhdoi në sallën e sportit të kësaj shkolle, para një numri të madh të pranishmëve drejtori i shkollës uroi për këtë dit e tregoi për historikun e shkollës, një fjal rasti e morën edhe kryetari i komunës si dhe drejtori i arsimit të cilet uruan për këtë ditë e shprehën respektin më të madh për familjen dhe mësuesin Ruzhdi Berisha.

Manifestimi vazhdoi me program artistik të përgaditur posaqërisht për këtë ditë, me poezi, kënge e valle. Java e aktiviteteve që nisi të mërkurën u mbyll me hapjen e ekspozitës së nxënëses së kësaj shkolle, e cila u lavderua edhe nga të pranishmit.

Programin artistik mund ta gjeni të plotë në Youtube në kanalin zyrtar të TVOPOJA.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Drejtori i shkollës z. Shukri Nebiu uron 52 vjetorin e SHML “Ruzhdi Berisha”

TV OPOJA
April 18, 2021

Nis gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në komunën e Dragashit

TV OPOJA
November 8, 2019

QShHZh mbeshtet dy qendrat për Edukim në Fëmijërinë e Hershme në fshatin Bresanë

TV OPOJA
September 23, 2023
Exit mobile version