TV OPOJA
Aktualitet

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, me nxënësit e komunës së Dragashit

Sot po bëhet vlerësimi ndërkombëtar TIMSS, i cili po organizohet me nxënës të klasës së katërt për matematikë dhe shkenca natyrore, e që është me besueshmëri më të lartë dhe ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e politikave arsimore të vendeve që marrin pjesë. Drejtori i Arsimit në Dragash Vloran Cenaj njoftoi se sot po bëhet vlerësimi edhe në komunën e Dragashit, ku po marrin pjesë shkollat: “Fetah Sylejmani”-Dragash, “Ilmi Bahtjari”, “28 Nëntori ” – Bresanë dhe “Shaban Shabani”-Brezne. Numri i tërësishëm i nxënëseve pjesëmarrës nga komuna jonë është 108 duke shtuar se testet e tilla ndërkombëtare janë të mirëseardhur për vendin, pasi e bëjnë të mundur krahasimin e sistemit tonë arsimor me ato të vendeve të tjera.
Përzgjedhja e nxënësve dhe shkollave që po i nënshtrohen testit është bërë në mënyrë të rastësishme, përmes sistemit elektronik.
Në këtë proces janë angazhuar mësimdhënës, drejtorë të shkollave, vlerësues dhe inspektorë e zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
DKA dhe MASHT-i kanë bërë përgatitjet e nevojshme që kanë qenë të parapara deri në këtë kohë (caktimin e koordinatorëve të shkollave të përzgjedhur, njoftimin e tyre me procesin, përzgjedhjen e klasave etj.) Ky aktivitet po zhvillohet sipas Rregullores së ‘TIMSS’

Lajme të përafërta

Komunën e Dragashit e vizitoi Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund (Video, Foto)

TV OPOJA
October 24, 2022

Shpallje për vende të lirë pune në Dragash

TV OPOJA
October 16, 2020

Mbahet Akademia Solemne dhe homazhet për Ditën e Flamurit

TV OPOJA
November 28, 2019
Exit mobile version