TV OPOJA
Institucione

Komunën e Dragashit e vizitoi Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund (Video, Foto)

Sot Komunën e Dragashit e vizitoi Ambasadori i Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund, të cilin e priti në takim kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini së bashku me stafin e tij komunal, në këtë takim u diskutua për ndihmen që shteti i Suedisë mund ti ofroj komunës sonë duke e ditur se ky shtet është njëri nder pesë donatorët më të mëdhenj në Republikën e Kosovës.

Ambasadori u njoftua nga afër me problemet dhe kërkesat e qytetarëve të komunës së Dragashit e njëherit shprehu gadishmëri për të bashkpunuar në të mirën e qytetareve, pas takimit kryetari Xheladini i dhuroi ati stemën e komunës në shenjë respekti dhe e ftoi ti vizitojne nga afër sistemin e filtrimit të ujit e poashtu edhe stadiumin qendor në Dragash.

Në një prononcim për televizionin tonë z. Westerlund shtoi se ndjehet i lumtur që vizitoi komunën e Dragashit, si njëra ndër komunat me potencialin më të lart për eko-turizem, poashtu theksoi se takimi me kryetarin ishte një takim produktiv:

Ju faleminderit shumë për mikpritjen. Është kënaqesi të jem sot me juve këtu. E shoh se është jashtezakonisht bukur këtu. Mendoj se është pjesa më e bukur e Kosovës që e kam vizituar deri më tani. Kështu që jam i lumtur që jam këtu sot. Shoh potencial të madh që të punohet në ekoturizem në këtë pjesë të Kosovës, posaqerisht për turistat nga Suedia që të vinë këtu. Jam i kenaqur që patem një takim të frytshem me Kryetarin e Komunës, dhe do ta vazhdojme diskutimin që të punojme bashkë. Ne jemi donatori i pestë më i madh në Kosovë. Fokusi jone është në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e ambientit, dhe në ndertimin e një shoqërie gjithëpërfshirese dhe paqësore. Siç e thashë edhe më heret ekoturizmi është sektori më i mire dhe më i gatshem që të fokusohemi ne. Unë i kuptoj edhe kërkesat dhe nevojat e komunës të cilat i ngriti Kryetari i Komunës, nga to edhe nevoja për ujë të paster të pijes dhe nevoja për ta renovuar këtë stadium të futbollit.

Ndersa nga ana tjeter kryetari i komunës e vlersoi lart këtë takim e njëherit e falënderoi ambasadorin për viziten.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Ligjëratë vetëdijesuese me gratë e Komunës sonë lidhur me kancerin e gjirit (Video, Foto)

TV OPOJA
October 11, 2023

Shënohet 28 Nëntori me akademi solemne dhe homazhe (Video, Foto)

TV OPOJA
November 28, 2022

Betohët Bexhet Xheladini, kryetari i komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 28, 2021
Exit mobile version