TV OPOJA
Institucione

Sot për vizitë në komunën e Dragashit ishte Murat Shahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë Murat Shahini u prit nga kryetari i komunës Shaban Shabani dhe drejtori i arsimit në Dragash Vloran Cenaj, në këtë vizitë morën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani dhe nënkryetarja Arbërie Nagavci.

Studimet tregojnë që minimum 10 minuta aktivitete në ditë me fëmijët përgjatë viteve të para të jetës, rrisin mundësitë për zhvillimin e aftësive të tyre kognitive, motorike dhe të të mësuarit. Si dhe mundësitë për një jetë më produktive në të ardhmen.

Prandaj UNICEF dhe komuna e Dragashit e ka një ndër prioritetet Edukimin e Hershëm të Fëmijëve. Prioritet ky të cilit i dha përkrahje sot edhe kryetari Shaban Shabani, drejtori Vloran Cenaj, kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani e cila së bashku me nënkryetaren Arbërie Nagavci iu bashkua vizitës në Qendrën me bazë në Komunitet në Dragash, në përkrahje të projektit për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të implementuar me përkrahje të zyrës së UNICEF në Kosovë nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.


Lajme të përafërta

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 24, 2021

Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Dragash, reagon ndaj lajmit të publikuar në portalin tonë!

TV OPOJA
May 22, 2021

Ministri Enis Kervan vizitoi Komunën e Dragashit

TV OPOJA
October 1, 2020
Exit mobile version