TV OPOJA
Aktualitet

Koordinatori i qendrës së Vaksinimit në Dragash, reagon ndaj lajmit të publikuar në portalin tonë!

Infermieri Fitim Karimani, është pjesë e stafit të Vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, dhe njeherit është edhe Koordinator në këtë dikaster.

Në lajmin e publikuar në portalin e televizionit Opoja me titullin ” Komuna e Dragashit gënjen qytetarët për 1 prill, nuk ka Vaksinimin për të sëmurët kronik as pas 1 muaji…” ai ka reaguar duke treguar se kush është fajtori kryesor sipas tij.

Ky është reagimi i tij derguar në redaksinë tonë:

Televizioni Opoja kam respekt për portalin tuaj , mirpo me duhët të reagoj rreth këti shkrimi tuaj dukë u bërë pjes e ,,Politikave ditore,, dhe qëndrime dhe interesave personale të njerzëve të caktuar , ku qëllimisht fajsojn dikën që aspak nuk ka fajë.
Si Koordinator dhe pjes e stafit të vaksinimit në Sharr më duhët të ju jap disa sqarime :
1. Vendimi i datls 1 prill ka qën konform , udhëzimit dhe vendimit të MSH ,mirpo ky vendim pas 4 dite ka ndyshy dhe në këtë vendim thuhët:
PËRSONAT MBI MOSHON 80 VJEQ që jan me sëmundje kronike,,e jo siq ishte njoftime
Personat mbi 80 vjeq DHE ata me sëm.kronike.
2. Komuna e Sharrit nuk është fajtore nese dikush ka apliku ONLLINE për vaksinim sepse nuk lshtë ajo që e mirmban faqën eKOSOVA e as nuk është ajo që i kontakton njerzit për tu vaksinuar ( është Ministria e Shëndetësis )
3.Vaksinimi në komunën e Sharrit është duke vazhduar në menyr perfekte që është shembull për ter KOSOVËN (mund ti pysmi ata qytetar që jan vaksinuar )konform planit dhe udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësis duke u përmbajtur në përpikmëri kritereve të vendosura nga MSH
e duke mospasur ,,TË PRIVELEGJUAR,, në vaksinim
Prandaj lajme të tilla dhe tendecioze janë të dëmshme dhe qëllimkëqia që nuk i shërbejn realitetit dhe qytetareve të komunës së Sharrit.

Lajme të përafërta

Kryqi i Kuq në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë organizoi trajnim dyditor në Dragash

TV OPOJA
June 12, 2019

U mblodhën për të katërtën herë Shtabi Emergjent në Dragash

TV OPOJA
March 30, 2020

Sërish është aksidentuar një kamion në dalje të fshatit Plavë të Dragashit

TV OPOJA
July 17, 2019
Exit mobile version