Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë sot u zhvillua faza e parë e turneut të futbollit të vogël me nxënës.
Në hapjen solemne të këtij turneu të pranishëm ishin zyrtarë nga Komuna e Dragashit, nder ta Nënkryetari- z. Resul Fetahu, znj. Liridona Piraj- Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport dhe z. Selim Kryeziu, Drejtor i arsimit në Dragash.
Ky i fundit e bëri edhe hapjën zyrtare të turneut duke falënderuar të pranishmit e njëherit duke i uruar të gjith qytetaret e komunës sonë për Ditën e Pavarësisë.
Krahas turneut të futbollit me nxënës është duke u zhvilluar edhe turneu i futbollit me arsimtar, poashtu pritet të organizohet dhe turneu i volejbollit me vajza në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”.
Për më shumë agjendën e plot të organizimeve për nder të Ditës së Pavarësisë do e publikoj TVOPOJA sapo të konfirmohet nga organet komunale.
©TVOPOJA