TV OPOJA
Aktuale

Kf Opoja e fundos Kf Rahovecin! (Video)

Ndeshja e gjiros së 26-të e ligës së dyt grupi A ndërmjet KF OPOJA dhe KF Rahoveci përfundoi me një fitore për Opojën me rezultat 3-1, një ndeshje me shum befasi e me një fitore madheshtore nga një avantazh prej tre golash deri në fund të takimit kur u shënua edhe goli i nderit nga vendi i dytë i tabelës.

Ndeshjën e gjiros së 26-të KF Opoja e luajti si vëndas në stadiumin Përparim Thaqi në Prizren kundër skuadrës KF Rahoveci, një ndeshje e cila u cilsua si ndeshje e fort kundër skuadrës nga Rahoveci e cila rënditet e dyta në tabel e deri më sot ka luftuar per për pozitën e parë.

Golat për ekipin e Opojës i shënuan Ditëlind Reshiti,Driton Sinani e Jasin Vehebiu. Kf Opoja ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes duke dhuruar një lojë cilësore për tifozët e shumtë në stadium dhe njëkohësisht duke shkatërruar endërren e Kf Rahoveci për kualifikimin në Ligen e Parë.

I kontaktuar me telefon nga Tv Opoja kryetari i klubit Ardian Muhameti u shpreh i entuiziazmuar për fitoren e klubit të cilin e udhëheq. Ai ndër të tjera tha“Ndeshja e sotme dëshmoi përfundimisht për përformancën e lartë të ekipit tonë,në këtë kuptim jam mjaft i lumtur që investimet në klub ja kanë vlejtur duke dhenë rrezulltate konkrete. Mirënjohje pa fund për lojtarët dhe gjithë stafin mbështetës qe po e japin më të mirën në këtë sezon. Vazhdojm përpara me synimet dhe planet tona operative përfundoi Muhameti.

Lajme të përafërta

Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve serologjike

TV OPOJA
October 12, 2020

Dr. Selami Sylejmani, një nga 11 të emëruarit e Dragashit si “Ambasador për paqe” nga FPU

TV OPOJA
February 19, 2022

TRE TË SHËRUAR DHE KATËRMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!

TV OPOJA
May 20, 2020
Exit mobile version