Televizioni OPOJA si medium i vetëm televiziv nga komuna e Sharrit, këtë fundvit që përkon edhe me 4-vjetorine themelimit, organizon sondazhin për zgjedhjen e individëve nga Opoja që gjatë vitit 2018 janë dalluar për nga rezultatet e arritura në fushat përkatëse. Sondazhi për zgjedhjen e më të mirëve në Opojë do të zhvillohet për kategoritë: Afaristi, Artisti-Piktori, Gazetari, Këngëtari, Politikani, Sportisti, Shkrimtari dhe Shkencëtari më i mirë. Sondazhi do të zhvillohet në faqen zyrtare të Televizionit OPOJA në internet prej datës 23.12.2018 me fillim në orën 00:01 dhe do të zgjas deri më 30.12.2018 në orën 24:00.Mundësinë për të votuar e ka secili vizitor i faqes zyrtare të Televizionit OPOJA dhe në sondazh, një person mund të votojë vetëm një herë për një kandidat të secilës kategori!
Shpallja e fituesve do të bëhet gjatë programit festiv të ndërrimit të moteve dhe më të mirët do të shpërblehen!Sondazh për më të mirët e vitit 2018 në Opojë
[Total_Soft_Poll id=”3″] [Total_Soft_Poll id=”4″] [Total_Soft_Poll id=”5″] [Total_Soft_Poll id=”6″] [Total_Soft_Poll id=”7″] [Total_Soft_Poll id=”8″] [Total_Soft_Poll id=”9″] [Total_Soft_Poll id=”10″] [Total_Soft_Poll id=”11″]