TV OPOJA
Aktualitet

Si pasojë e koronavirusit në Komunën e Dragashit ngritën çmimet e disa produkteve bazë

Komuna e Dragashit

Dragash – Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën po kalon Kosova si pasojë e koronavirusit, në marketet e Komunës së Dragashit janë ngritur çmimet e disa produkteve bazë.

Inspektori i tregut Enis Sylejmani, për “Betimin për Drejtësi”, ka konfirmuar se në komunën në fjalë janë ngritur çmimet e disa prej produkteve bazë.“Po, është e vërtet se janë ngritur çmimet e disa produkteve, mirëpo ne kemi inspektuar dhe kemi parë se ky nuk është faji i tregtareve tanë.

Ata i kanë marrë produktet me çmim të shtrenjtuar, ashtu edhe janë detyruar ta shesin. Disa prej tyre, për shkak të ngritjes se çmimit nuk janë furnizuar me produkte të caktuara, për të cilat, gjatë këtyre ditëve është vërejtur edhe mungesë”, ka thënë Sylejmani.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj këtyre tregtarëve, pasi sipas tij të njëjtit nuk janë përgjegjës për gjendjen e krijuar.

Inspektori Sylejmani ka thënë se inspektorati në këtë komunë, gjatë kësaj kohe, është duke punuar me orar të zgjatur, me qellim të inspektimit sa më të mirë të gjendjes.I njëjti shtoi se gjatë këtyre ditëve nuk kanë hasur ndonjë rast të mosrespektimit të masës së Qeverisë për mbylljen e kafiterive, bareve dhe restoranteve në Komunën e Dragashit.

Përndryshe, kjo komunë po vazhdon të mbetet e paprekur nga virusi Covid-19. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Dy zyrtarët e ‘Eko-Regjion’-it në Dragash të akuzuar për keqpërdorim të detyrës nuk e pranojnë fajësinë

Redaksia
August 25, 2022

Ka ndërruar jetë Myzafer Kalanderi ish drejtori i spitalit të përgjithshëm në Prizren

TV OPOJA
November 12, 2020

Nëndegët e VV-së në Dragash kundër koalicionit me LDK-në

TV OPOJA
November 9, 2021
Exit mobile version