TV OPOJA
Aktualitet

Ka ndërruar jetë Myzafer Kalanderi ish drejtori i spitalit të përgjithshëm në Prizren

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e z. Myzafer Kalanderi, Zyrtar kryesor Financiar i në ShSKUK dhe ish- drejtor i përgjithshëm në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

ShSKUK ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së z. Kalanderi.

Ishte profesionist i shquar, njeri human dhe i përkushtuar në kryerjen e punës deri në momentet e fundit.

Familja humbi njeriun më të dashur të tyre, kurse kolegët dhe ShSKUK një profesionist me vlera të larta njerëzore dhe profesionale.

Biografia e shkurtër për z. Myzafer Rrahman Kalanderi ( 1960-2020)

Lindi më 06.04.1960 në fshatin Kosavë, komuna e Dragashit.

24.04.1986: Diplomon në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në temën ” Vlerësimi i planifikimit të dinamikës së planifikuar të zhvillimit ekonomik të komunës së Prizrenit” dhe merr titullin “Ekonomist i diplomuar”

18.10.1986: Punësohet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku kryen këto funksione: Shef i Kontabilitetit, shef i Planit dhe analizës, kryeshef i Shërbimit financiar, drejtor i Shërbimeve jomedicinale.

15.10.1999: Emërohet shef i Departamentit për çështje jo medicinale dhe përgjegjës i Shërbimit ekonomiko-financiar.

01.01.2001: Emërohet anëtar i ekipit menaxhues të Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa“ në Prizren.

Nga data 01.10.2002: është punëtor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe emërohet Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” n Prizren, detyrë që e kreu në muajin shkurt 2014.

07.06.2014: Emërohet Drejtor Financiar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, pastaj caktohet Zyrtar kryesor Financiar në ShSKUK, pozitë kjo që kishte edhe tani.

Lajme të përafërta

Gjendje emergjente në Dragash, aktivizohet Këshilli Komunalë për Siguri në Bashkësi

TV OPOJA
February 6, 2020

Shefi i shtabit të LDK-së në Dragash për votat e diasporës: Janë më të pastërtat e mundshme

TV OPOJA
November 17, 2021

Kadri Veseli, takim me të gjitha strukturat e zgjedhura që do të përfaqsojn PDK, në Dragash.

TV OPOJA
June 7, 2019
Exit mobile version