TV OPOJA
Aktualitet

Shteti pa autoritet në një pjesë të komunës së Dragashit

Në një pjesë të Dragashit, shteti i Kosovës pothuajse nuk ekziston. 16 fshatra të Gorës nuk kanë lidhje me Republikën e Kosovës, korrikulat janë të Serbisë, pagat i marrin dhe nga Kosova por edhe nga shteti i Serbisë. Mjeku në njërin xhep e ka vulën e Kosovës, në tjetrin të Serbisë, varësisht prej pacientit”, tha ditë më parë deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosoves zoteri Driton Selmanaj ne foltoren e kuvendit te Kosovës percjell TV OPOJA.

Rojet e pyllit atje sillen edhe me armë të gjata, që janë të ngjashëm me rojat e urës që deri vonë i kemi pas në Mitrovicë. Si është e mundur të mos kemi qasje as në jug atje. Kjo nuk mund të bëhet pa mbështetjen e liderëve në Prishtinë. Është koha e fundit, kur duhet të shtrihet autoriteti atje”, theksoi deputeti.

Një gjë e tillë, ka thënë ndër tjerash Selmanaj nuk është ndodhur vetëm sot, por ka ndodhur në 20 vitet e fundit.Kështu, ka kërkuar ai, që urgjentisht të shtrihet autoriteti i institucioneve të Kosovës, në mandatin e tyre që e kanë me Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të përafërta

“Mashallah”, për 24 orë lindin 31 fëmijë në QKUK

TV OPOJA
November 10, 2018

Asambleisti drejtuar kryetarit: Investimet këtë vitë të fokusohen nëpër shkolla!

TV OPOJA
January 30, 2020

Vuçiqi i drejtohet kombit serb pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

TV OPOJA
December 14, 2018
Exit mobile version