TV OPOJA
Aktuale

Vuçiqi i drejtohet kombit serb pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet popullit serb, sonte me rastin e situatës së krijuar në Kosovë, pasi kjo e fundit me miratimin e tri ligjeve i dha mandat mbrojtës Forcës së vet të Sigurisë.

Ai pritet që të zhvillojë bisedë ne orën 20:00.

Gjatë ditës është raportuar se ai ka qëndruar në një distancë 5 kilometra larg Kosovës.

RTS ka njoftuar se Vuçiqi, njëherësh komandanti suprem i Ushtrisë, ka “vizituar njësitë e ushtrisë serbe në një vend të panjohur”.

Vuçiqi ka thënë se do të vazhdojë të vizitojë pjesëtarët e forcave të armatosura.

Në anën tjetër, Tanjug njofton se ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, vizitoi sot oficerët e xhandarmërisë në bazën në Lipovica, siç thuhet për t’u bindur për gatishmërinë e tyre luftarake.

“Anëtarët e xhandarmërisë dhe të gjitha njësitë e tjera organizative të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të gatshme të kryejnë të gjitha detyrat që shteti imponon, për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe për të kundërshtuar çdo lloj kërcënimi për stabilitetin e vendit tonë”, theksoi ministri Stefanoviq.

Lajme të përafërta

Mushkolaj: Ministria e Jashtme dhe FSK të marrin masa ndaj Prindon Sadriut sipas rregullativave ligjore

TV OPOJA
February 9, 2022

Gjoshi: Vendimi i Supremes e fakton se është minuar integriteti i votimit jashtë Kosovës për komunën e Dragashit

TV OPOJA
November 25, 2021

Prizren: Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe tre fëmijët

TV OPOJA
June 29, 2019
Exit mobile version