TV OPOJA
Aktualitet

Shoqata humanitare Opoja gezoi 112 familje në prag të festës së Bajramit.

Shoqata humanitare Opoja ka vazhduar aktivitetin e saj të radhës në muajin e madhërishëm të Ramazanit njofton televizioni Opoja.

Në fillim të këtij muaji ata kan dhuruar 141 pako me gjera ushqimore elementare për familjet në treven e Opojës.

Por mbas ketij akviteti ata kan filluar edhe të ndërtojnë një shtëpi për Mujdin Iljazin nga fshati Kuk i cili përpos gjendjes së tij shëndetësore po përballet edhe me kushte tejet të rënda ekonomike.
Dhe për fund të ketij muaji ata kan vendosur të bëjnë përmbylljen e aktiviteteve përgjatë muajit të Ramazanit duke ju dhuruar 112 familjeve nga tre kilogramë kese me mish.

Përfituesit e tre kilogramë mishi janë konkretisht banorë të trevës së Opojës të cilët janë në kushte tejet të vështira ekonomike.

Andaj drejtuesit e kësaj shoqate fal donatorëve të saj ju mundëson që të kalojnë sa më mirë festën e Bajramit edhe atyre familjeve skamnore.

Lajme të përafërta

Dragashi e Prizreni ngecin në arkëtimin e tatimit në pronë

TV OPOJA
November 16, 2018

Mësuesit përkujtojnë kolegun e tyre Samet Halimin në ditën kur ai do të ishte pensionuar

TV OPOJA
December 15, 2021

Takim mes imamëve të KBI-së në Dragash, prezentë ishte ish sekretari i BIK Resul ef.Rexhepi

TV OPOJA
April 4, 2019
Exit mobile version