TV OPOJA
Aktualitet

Dragashi e Prizreni ngecin në arkëtimin e tatimit në pronë

Dy nga gjashtë komunat e rajonit të Prizrenit gjatë nëntë muajve të këtij viti kanë arkëtuar më pak mjete nga tatimi në pronë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Komuna e Prizrenit dhe ajo e Dragashit kanë shënuar regres, derisa Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Mamusha në nëntëmujorin e këtij viti kanë arkëtuar më shumë mjete sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, në Raportin nëntëmujor financiar del se përparimin më të madh në mesin e komunave të rajonit të Prizrenit sipas përqindjes së arkëtimit e ka arritur Komuna e Mamushës derisa Dragashi ka shënuar ngecjen më të madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë raport shkruan se Komuna e Prizrenit në nëntëmujorin e vitit 2018 ka arkëtuar 1.62 milionë euro nga tatimi në pronë apo 2 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin arkëtuar 1.65 milionë euro. Ndërsa në nëntëmujorin e vitit 2016, kjo Komunë kishte arkëtuar 1.78 milionë euro nga tatimi në pronë.

Lajme të përafërta

Legata e Kukli-Begut shtrihej deri në Shkodë

TV OPOJA
October 27, 2018

Drejtoria e Arsimit dhe MASHT vazhdojnë ngritjen e kapaciteteve për Kordinatorët e Cilësisë

TV OPOJA
November 10, 2018

Në Dragash arrestohen dy persona për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

TV OPOJA
April 17, 2020
Exit mobile version