TV OPOJA
Aktualitet

Sherif Aga në konferencën ndërkombëtare prezanton planin zhvillimore të komunës së Dragashit.

Në Konferencën e dytë Ndëkomëtare Komunën e Dragashit e përfaqësoi nënkryetari për komunitete z. Sherif Aga ku shfrytëzoi rastin që të prezantoj planin zhvillimor të komunës së Dragashit, rezultatet aktuale dhe planet për të ardhmen.
Njëkohësisht shfrytëzon rastin për ta falenderuar NORDK-in për iniciativën që ka marrë për ta organizuar këtë event.

Konferenca u organizua nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës (NORDK), pjesmarrës ishin edhe PREPARE, rrjetit ALTER dhe Parlamenti Evropian Rural me praninë e përfaqësuesve të 15 vendeve të BE-së si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si (Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia) pjesmarrës të tjerë ishin edhe perfaqësuesi i Agjensionit për zhvillimin e Turqisë, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Nenad Rikalo, përfaqësuesi i Ministrisë për Zhvillim Rajonal shefi i kabinetit të ministrit z. Amil Kapllani, përfaqësuesit zyrës së BE-së në Kosovë dhe shumë pjesmarrës të tjerë.

Gjatë konferencës dhe puntorisë katër ditore kam marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e një strategjie dhe planit të veprimit, ku u njoftuan me mekanizmat që përdoren në BE për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s. Programi parasheh aktivitete për periudhën e ardhshme trevjeçare, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndër-rajonal dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm rural.

Lajme të përafërta

KF OPOJA e përmbyll sezonin vjeshtor si fituese e të gjitha ndeshjeve!

TV OPOJA
November 21, 2021

Aktivitetet të përbashkëta në mes të Policis dhe SH.A. Sharri me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale.

TV OPOJA
November 12, 2018

VENBANIMET E OPOJËS SIPAS DENDËSISË DHE LARTËSISË MBIDETARE

TV OPOJA
January 18, 2022
Exit mobile version