TV OPOJA
Aktuale

Aktivitetet të përbashkëta në mes të Policis dhe SH.A. Sharri me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale.

Nje nje takim të përbashket mes SHA SHARRI dhe stafit nga e Stacioni policor Dragash, dhe pas nje anlize te veprimeve me qellim te parandalimit te veprimtarive ilegale u nxoren disa qendrime lidhur me përgjegjësit dhe veprimet të cilet do të ndërmirren.

1. Përgjegjësit
-Veprime parandaluese në terren në mënyrë që të minimizohet kryerja e veprave të përmendura penale.
-Mbrojtja e jetës dhe pronës në territorin e zonës sonë të përgjegjësisë.
– Reduktimi i frikës nga kriminelët dhe grupet kriminale në mesin e qytetarëve të Komunës sonë.
– Të rritet bashkëpunimi me përfaqësues të biznesit, përfaqësues të fshatrave, me persona të cilët mund të jenë viktima të mundshme, rreth veprimeve të përbashkëta, shkëmbimit të informatave, këshillimi i tyre në lidhje me masat parandaluese, që përfshijnë instalimin e pajisjeve të sigurisë të tilla si video mbikëqyrje, instalimi i kamerave, alarm paniku, sigurim fizik dhe të ngjashme.

3. Veprimet

– Të gjitha njësitë e stacionit policor Dragash janë të përfshirë dhe të angazhuar në zbatimin e këtij plani të veprimit.
– Angazhimi i rregullt i më shumë njësive patrulluese në afërsi të ashtu quajtura “pika të nxehta” të tilla si bankat, ATM-ve, pompave të benzinës, lokale të ndryshme të lojëra të fatit, argjendarët, barnatoret, fabrikat, dhe të ngjashme.
– Kontrolli i personave dhe i automjeteve me qëllim të gjetjes së armëve të zjarrit dhe të gjitha gjërave të tjera ilegale që gjenden në automjet ose te personat e kontrolluar.
– Bashkëpunimi me kompaninë e sigurimeve fizike, rojet në institucione të ndryshme si dhe kompani private, vizita të rregullta me qëllim të mbledhjes së informatave, kontrollin e kamerave të sigurisë që janë në qytet dhe të tjera.

Aktivitetet e përbashkëta në mes të Policis së Kosovës dhe bizneseve të komunës tone do të vazhdojn edhe më tej me qellim të sigurimit të një klime të sigurt për biznesin e komunës tonë.

Lajme të përafërta

Shënohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

TV OPOJA
November 28, 2018

Ylber Qusaj, doktori i shumë diplomave universitare

Redaksia
January 11, 2023

Ky është 55-vjeçari që vdiq pasi e goditi rrufeja në Prizren, ishte duke punuar me traktor (FOTO)

TV OPOJA
June 2, 2022
Exit mobile version