Aktivitetet për nder të ditës së pavarësisë vazhduan edhe sot me Akademinë Solemne në Kuvendin Komunal, Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, Gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.
Menjëherë pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Shtatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku dhe u vendosën kurora e lule.
Pas homazheve, SHKA “Bresana, me nxënës të shkollave fillore e hapen programin me valle e tupana në qendër të Dragashit, në valle u bashkuan edhe qytetar që kishin dalur në shesh për të festuar. Më pas u vazhdua me koncertin, ku me këngë të ndryshme performuan këngëtarë të trevës sonë e nga jashtë saj.
©TVOPOJA