TV OPOJA
Aktualitet

Selim Kryeziu i LDK-së i quan “pula nga Çakorri” sulmuesit e Hotit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit. Kryeziu ka aluduar se prapa një sulmi të tillë qëndron partia e Ramush Haradinajt.

Sipas tij sulmin me vezë e kanë kryer disa ‘pula të pa vaksinuara nga Çakorri”.

Tutje Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet peng me sjellje të tilla.

Ca pula të pa vaksionuara, paskanë zbritur sot nga Çakorri dhe paskanë sulmuar me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti.

Deja vu!

Me pula të dermëzuara e vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën, as nuk mund ta shndërroni atë në pashallëk tuajin. Pashallëqet i takojnë shekullit 18 dhe jo shekullit 21. Keni ngecur në kohë ju cubëria, jeni tre shekuj mbrapa. Don Kishoti do ua kishte lakmi.

Qëndro Avdullah, kurrë s’ke qenë i vetëm dhe kurrë s’ke qenë më i fortë!

Lajme të përafërta

Letër publike për kryetarin e degës së LDK-së në Dragash.

TV OPOJA
March 28, 2020

Të hënën do të fillojë mësimi në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit

TV OPOJA
April 7, 2019

Në Dragash u mbajt promovimi i disa librave nga krijimtaria letrare e shkencore e Bedri Halimit

TV OPOJA
November 7, 2018
Exit mobile version