Sot u zhvilluan homazhe tek lapidari i Komandantit legjendar Adem Jashari, në varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Kryetari i Komunës z.Shaban Shabani vlerësoi 5 Majin si një ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, të cilët e kujtojnë si dita e mirënjohjes së përjetshme ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë.