TV OPOJA
Aktualitet

Seminar për asambleistët e AKR-së, prezent edhe Zaim Hajredini

Fondacioni Gjerman Friedrich Naumann ka organizuar këtë fundjavë për asambleistët e AKR-së nëpër komuna seminarin “Politikat lokale në epokën dixhitale”.

Seminari synon të avancojë njohuritë dhe praktikën e qeverisjes së mirë në nivel lokal të asambleistëve të AKR-së. Po ashtu, theks i veçantë seminari po i kushton rritjes së transparencës në politikëbërjen lokale, gjithëpërfshirjen dhe llogaridhënien në raport me akterët e përfshirë.

E gjithë politikëbërja vendoset në kontekst të shfrytëzimit maksimal të teknologjisë për ndryshimin e modeleve tradicionale të qeverisjes. Po ashtu, diskutimet dhe ndërveprimi gjatë seminarit trajtojnë rolin e AKR-së në ndërtimin e politikave lokale liberale në epokën dixhitale.

© TVOPOJA

Lajme të përafërta

Vërshime në disa fshatra të Dragashit

TV OPOJA
June 12, 2022

Filluan aktivitetet për nder të ditës së çlirimit të komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
June 14, 2019

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

TV OPOJA
April 12, 2022
Exit mobile version