TV OPOJA
Aktualitet

Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para një lokali.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajme të përafërta

Vetëvendosje në Sharr merr mbështetje nga Ministra e Deputetë të Kosovës për zgjedhjet lokale!

TV OPOJA
September 12, 2021

Familjarët nga Opoja, kërkojnë plotë 63 vjet imazhin e munguar të Gjyshit.

TV OPOJA
March 14, 2020

Kur do të dihen rezultatet e analizave të 69 vjeçarit nga Dragashi i cili dyshohet se u infektua nga Lija e Majmunëve? Flasin nga IKSHPK

TV OPOJA
June 9, 2022
Exit mobile version