TV OPOJA
Aktualitet

Sefidin Mejzini kërkoj që kërkesa për një fushë sportive në “Mejda të Opojës” të pezullohet për një kohë të pa caktuar.

Asambleisti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash në seancën e IV-të kishte paraqitur kërkesën për një fushë sportive në “Mejda të Opojës” transmeton Tv Opoja.

Kërkesën për të cilën asambleisti kishte kërkuar që të bëhet një fushë sportive në “Mejda të Opojës” ishte pritur mirë thuajse nga të gjithë delegatët por që për fat të keq nuk arriti të kalojë në miratimin e saj.
Arsyet për mos aprovimin e kësaj kërkese ishin të ndërlidhura me neglizhencë në punimet në stadiumin e qytezës së Dragashit ku sipas disa fotografive të cilat zotëri Sefidin Mejzini tregoi para asambelistëve tregoj gjëndjen e mjerueshme të punimeve në këtë fushë sportive.

Sipas asambleisti në fjalë të gjitha aktivitetet sportive të cilat duhet të ishin zhvilluar në këtë stadium tani po zhvillohen në Prizren e ku ai thotë se kjo qytezë nuk ka nevojë për aktivitet tona sportive sepse Komuna e Prizrenit ka aktivitet të bollshme.
Ai ndër të tjerash kishte paraqitur para asambelistëve shqetësimet e shkollave të futbollit ku sipas tij qdo aktivitet sportiv të cilat duhet të zhvillojnë ne si komunë duhet të ju sigurojmë transportin edhe pse ne kemi fusha me kushte elementare sportive në fshatrat Blaç dhe Brezne.

Ndërsa në diskutime e sipër asambleisti nëpërmjet fotografive tregoj gjëndjen e mjerueshme të stadiumit të qytezës e ku sipas informatave të tij për këtë të fundit ishin ndarë 230 mij euro.
Ai ndër të tjera thotë se për mua është komplet absurde që të ndahen 280 mij euro në vazhdimin e punimeve të këtij projekti dhe prap të zhvillohen aktivitet sportiv si kundërshtarë në qytetin e Prizrenit.
Në fund të diskutimeve në lidhje me këtë çështje zotëri Sefidin Mejzini kërkoj që kërkesa e tij e cila nuk është marrë shum seriozisht nga asambleistet komunal të suspendohet për një kohë të pa caktuar deri sa të krijohen kushtet e nevojshme në këtë drejtim.

Kërkesa e zotërit Sefidin Mejzini kishte mbështetjen nga kryesuesi i kuvendit të komunës zotëri Betim Merdiu por ai kërkon që të pezullohet deri sa të ofrohen kushtet të mira në këtë drejtim.


Fotografi të bëra nga asambleisti Sefidin Mejzini ku gjëndja e stadiumit të qytezës së Dragashit duket e mjerueshme.

Lajme të përafërta

Këto janë OJQ-të që kanë fituar subvencione nga Komuna e Dragashit (Dokument)

TV OPOJA
June 21, 2022

Zjarr në malet e Sharrit, dyshohet se është në territorin e Shqipërisë.

TV OPOJA
November 19, 2020

Dragash: Tentim vrasje pas mosmarrëveshjes pronësore

TV OPOJA
November 10, 2018
Exit mobile version