TV OPOJA
Natyrë & Turizëm

Zjarr në malet e Sharrit, dyshohet se është në territorin e Shqipërisë.

Ka filluar një zjarr i cilin në mesditë është parë sot në bjeshkën “Koretnikut” në Dragash.
Televizioni Opoja ka publikuar fotografitë ku shihet tymi ndërsa për në vend ngjarje janë nisur edhe ekipet e zjarrfikësve nga komuna e Dragashit.

Këtë e ka konfirmuar, Shehedin Qafleshi nga zjarrfikësit në Dragash ku thotë se zjarri i cili shihet është në një teren të vështirë.

Qafleshi tha se ekipet tashmë janë rrugës për në vendngjarje ndërsa tha se zjarri dyshohet që të mund të jetë edhe brenda territorit të Shqipërisë.

“Ekipa e shërbimit të zjarrfikësve të Dragashit është në vendngjarje. Ende nuk kanë mbërri, por shkojnë së shpejti.Zjarri është në një pjesë shumë të pjerrët dhe të pa arritëshme, vetëm ka ndonjë mundësi që disa kilometra me shku në këmbë, të shohim a mundemi a po mundemi me arritë deri te pjesa ku ka zjarr, ka thënë Qafleshi.

“Zjarri është në bjeshkën e Koretnikut, ka të ngjarë që mund të jetë edhe në pjesën e Shqipërisë, ka mundësi ende nuk e dimë”, deklaroi ai.

Lajme të përafërta

Bjeshkët e Sharrit po e frymëzojnë Kadri Veselin

TV OPOJA
October 4, 2020

Pamje mbresëlënëse nga Bjeshkët e Sharrit

TV OPOJA
September 27, 2020

Veseli në Dragash: Rrugët e çlirimit dikur, sot po kthehen në rrugë turizmi

TV OPOJA
October 3, 2020
Exit mobile version