Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash edhe këtë vitë do të vazhdojnë që të marrin përsipër shërbimet e varrimit për sejcilin qytetarë të komunës së Dragashit raporton televizioni Opoja.
Ketë e kanë bër të ditur nëpërmjet publikimit të lidhjes së kontratës me Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash e cila ka hyrë në fuqi më datë 18 Mars 2020 dhe do të përfundojë me datë 31 Dhjetor 2020.
Në këtë kontratë të lidhura ndërmjet komunës së Dragashit dhe KBI-së në Dragash është e paraparë që vlera e saj të jetë rreth 37 mijë euro por sipas tyre kjo do të jetë negociues nga të dy palët.
Televizioni Opoja ka arritur të sigurojë draftin e kontratës në fjalë ku në të parashihet që për çdo individ të cilit i kryhen ritualet e varrimit do të i kushtojë komunës së Dragashit 150 euro.
Sipas sekretarit të KBI-së në Dragash zotëri Nail Halimi me këtë janë të parapara gjitha shërbimet për ritualin e varrimit.
Në të janë paraparë që të shpenzojnë për dërrasa ( 50 euro), piramidat (15 euro), Qefini ( 25 euro) për pastrimin dhe mjetet higjienike (40 euro ) si dhe shërbimet fetare ( 20 euro) e të cilat janë gjithsej 150 euro në individë.
Qytetarët e komunës së Dragashit janë të obliguar që për shpenzimet mortore të paraqiten me kërkesë të veçantë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash për të marrë përsipër të gjitha obligimet mortore nga ky i fundit.
Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Dragash, është i obliguar që deri më datë 05 të muajit në vazhdim të sjellë faturen dhe listën e personave të varrosur për muajin e kaluar.
Për mbikëqyrjen e kësaj kontrate është zotëri Burim Qafleshi i cili ka për obligim që operatorin ekonomik sherbyes të përcjellë në realizimin e kontratës dhe kryerjen e shërbimeve ashtu siç është e paraparë në dosjen e tenderit.
Vlen që të theksojmë se Kryetari i Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash që nga Qershori i vitit 2018 nënshkruan marrëveshjen për kompenzimin e shpenzimeve të varrimit e cila kishte parapar vlerën prej 100 € për secilin rast.
© Televizioni Opoja 05 Prill 2020 ©