TV OPOJA
Aktualitet

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash zgjedhë kryesinë e re për mandatin 4 vjeçar

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash me datë 30 Janar 2020 kishte formuar trupin zgjedhor në zgjedhjet për anëtar të ri për mandatin katër vjeçar 2020-2024 shkruan televizioni Opoja.

Në frymë vëllazërore, pa asnjë vërejtje apo problemi nga lista votuese prej 16 kandidatëve të propozuar, nxorrën si më të votuar 8 (tetë) prej tyre.
Me datë 22.02.2020 Kryesia e Bashkësisë Islame në Prishtinë me vendimin e vetë verifikon mandatin anëtareve të ri dhe emëron kryetarin.
Vendimi i dërguar nga Kryesia e BIK-ut me të arritur në zyrën e KBI Dragash, Sherbimi i Këshillit menjëherë procedon konform vendimit dhe fton anëtarët e ri të këtij Këshilli që me datë 26.02.2020 në mbledhjen konstituive shpalos rezultatin si më poshtë:

1. Ajhan Beqiri-imam në xhaminë e fshatit Radeshë e poshtë dhe nga Kryesia e Bashkësisë Islame së Republikës së Kosovës është emëruar kryetar për këtë mandat katër vjeçar 2020-2024.
2. Driton Qengaj-imam në xhaminë Qendrore në Dragash.
3. Dr.Munafis Hoxha- imam në xhaminë “Shehidët e Qanakalasë” në fshatin Restelicë.
4. Indir Shabani- imam në xhaminë e fshatit Shajne.
5. Mejdin Hamza-imam në xhaminë e fshatit Kerstec i lartë.
6. Shaip Berisha-imam në xhaminë e fshatit Buçe.
7. Exhmein Rexhepi-imam në xhaminë e fshatit Kukajan.
8. Urim Jusufi-imam në xhaminë e fshatit Zgatar dhe
9.Xhafer Fejziu – kryeimam i KBI – Dragash, anëtar sipas pozitës.

Selam, Nail Halimi-sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame Dragash.

Lajme të përafërta

Në rrugëtimin drejtë ndryshimit të qeverisjes lokale në Dragash!

TV OPOJA
June 22, 2019

Ministri Faton Peci, vizitoi qumështoren Sharri, premton përkrahje Institucionale

TV OPOJA
November 17, 2021

Shtyhet ora e numërimit të votave nga Dragashi

TV OPOJA
December 14, 2021
Exit mobile version