TV OPOJA
Aktualitet

Restelica fshati ku janë kthyer qindra qytetarë nga Italia

Fshati Restelicë nga komuna e Dragashit ka pritur qindra qytetarë nga diaspora të kthyer nga Italia. Burime të Indeksonine bëjnë të ditur se shumë familje që jetojnë në Itali ka disa ditë që janë kthyer në fshatin Restelicë.

Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e komunës, Shaban Shabanin i cili ka thënë se është në dijeni për rikthimin e diasporës nga Italia në Restelicë.

“Diaspora e Restelicës jetojnë kryesisht në Itali. Shumë familje janë kthyer, por që ne kemi marrë masat e nevojshme. Kemi nisur shërbimin emergjent, janë kontrolluar shumica e të kthyerve dhe se deri më tani nuk ka asnjë person me simptoma të koronavirusit” ka thënë Shabani për Indeksonline.

Mësohet se shumë familje kanë ardhur në Kosovë gati që 20 ditë, ndërsa qindra qytetarë kanë arritur në Restelicë edhe në javën e fundit./Indeksonline/

Lajme të përafërta

Pas 70 vitesh kthehet në vendlindjen e babait të tij, Salih Salihu nga fshati Shajne

TV OPOJA
September 22, 2023

Shoqata e Afaristëve “SHARRI” mbrëmë organizoi iftar të përbashket (Video, Foto)

TV OPOJA
April 24, 2022

Kryetari “A P E L” drejtuar Qytetarëve të Komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 16, 2020
Exit mobile version