TV OPOJA
Aktualitet

Redaktori i dikurshëm Myzafer Qafleshi, reagon ndaj qeveritarëve për Nepotizem

Në vitin 1999 pas përfundimit të luftës së Kosovës,me të filluar punën ish-RTP tashmë RTK,me ftesë të bordit të këtij mediumi publik ishin ftuar të gjithë puntorët e vjetër,të cilët gjatë viteve të në 90-ta ishin larguar me dhunë nga regjimi i atëhershëm jugosllav.
Po me të njejtën ftesë ishte ftuar edhe ish-redaktori i muzikës,njëherit dhe njëri nga puntorët e parë në RTP prof.Myzafer Qafleshi. Meqë nga atëherë,vetëm kishin filluar lojërat me nepotizëm nga grupe të caktuara që tashmë dihen,z.Myzafer Qafleshit pas disa ditësh i ishte konfirmuar se vend i tij është zënë.
Që nga ajo kohë,pra njëzet vite më parë e deri në ditën e pensionimit të tij z.Qafleshi kishte aplikuar shumë herë për pozitën që e kishte dikur në ish-RTP. Si shenjë revolte ,për manipulimet që i janë bërë atij,Myzafer Qafleshi është paraqitur me një letër publike drejtuar së pari udhëheqësve të shtetit,pastaj ambasadave të Quint-it,e veçmas ka kërkuar edhe këshilla nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në statusin e tij në Facebook,ndër të tjera ai shkruan:

LETER E HAPUR UDHEHEQESVE INSTITUCIONAL,PARTIAK DHE AMBASADAVE ME PERFAQESI NE KOSOVE:

Ju zonja dhe zoterinj te nderuar, udheheqes institucional,partiak ambasador e çdo qytetar qe ka mundesi te me ndihmoj ne zgjidhjen e nje problemi,me te cilin jo vetem qe po perballem me vite te tera,por ka filluar te gjeneroj probleme te tilla,te cilat nuk janë per opinion,e qe me kan shtyre qe me kete leter te kerkoj ndihme,sidomos nga instucionet shetrore.

Djali im,Jurist me Titull Master,me teper se gjashte vite ka aplikuar ne konkurse te shpallura nga institucione dhe ndermarrje te ndryshme publike per nje vend pune, çfare do qe te ka qene ai, po pa sukses!Ne vazhdimesi pergjigjeja ka qene e njejte:’’Perparesi ne punesim kane kandidatet te cilet paraprakisht jane duke punuar me Kontrat mbi Veper’’.
Jo vetem djali im,po neve si familje jemi apolitik,nuk i perkasim asnje subjekti politik,prandaj edhe punesimi me Kontrat mbi Veper ka qene i pa mundur. Mos funksionimin e ligjit per punesim e kam perjetuar edhe une vete.Une kam punuar si Redaktor i Muzikes ne RTP ku jemi perballur me censuren me te eger te regjimit te atehershem deri me 05.07.1990,prej nga jemi larguar me dhune nga forcat policore serbe.Pas perfundimit te luftes ne tri raste kam tentuar ne menyre ligjore,nepermjet konkurseve te shpallura nga RTK te kthehem ne vendin tim te punese,por pa sukses.

Se pari eshte pranuar Ilir Shaqiri,pastaj Jeta Çitaku,motra e Vlora Çitakut,atehere Ministre e Integrimeve Evropiane dhe Ylber Asllanaj,duke u shkelur konkursi sepes qe te treve ju mungonte pervoja e punes,kurse deklarata e nje anetari te panelit intervistues, se une kam qene ma i sukseseshem,nuk eshte marre fare parasyshe. Si preteks per mos kthimin tim ne vendin e punese si Redaktor i Muzikese ne RTK,kishte qene polemika ime me Ilir Shaqirin i cili ishte edhe anetar i panelit intervistues,e kete ma ka bere te ditur Kryemenaxheri i atehershem,kolegu im i punes nga RTP Sylejman Shaqiri duke me parlajmruar se une nuk mundem te kthehem ne vendin tim te punese per arsye se shume po flase per gjera qe kishin te bejne sidomos me punesimet ne RTK,po ne vend timin do te me pranojne djalin.Per ta realizuar kete premtim,djali im eshte dashur te aplikoj per pozita te ndryshme te shpallura nga RTK-ja,si puntor sigurimi,organizator etj.por pa suksese.Keshtu vazhdon edhe Kryemenaxheri tjeter Mentor Shala duke me premtuar se do ta pranoj djalin tim,por sugjerimet kane qene qe te konkuroj ne konkurse,por keto premtine kurr nuk u bene realitet,e nga ana tjeter vazhdimisht jane pranuar punetor me kontrata mbi veper,me kualifikime me te uleta se te djalit tim.
Pas gjithe ketyre perpjekjeve,jan shterrur te gjitha mundesite qe ne rruge ligjore te realizohet nje e drejt qytetare e gjeneruar.Problemet tjera te cilat me duhet te theksoj edhe nje here,nuk jane per opinion.Prandaj ju zonja e zoterinje,udheheqes institucional,partiak e çdo kush qe mundet te ndihmon nje te ri,qe edhe jeta e tij te marr nje rrjedhe normale e njerzore.Shpresoj se do te keni meshire,dhe pikellimin do ta shendroni ne gezim.

ME SHUME RESPEKT!

Lajme të përafërta

Merren masat e para në komunën e Dragashit kundër Korona Virusit

TV OPOJA
March 14, 2020

Trajnimin treditor për 45 mësimdhënës të Komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 28, 2019

Breshër në Dragash

TV OPOJA
July 4, 2019
Exit mobile version