TV OPOJA
Aktualitet

Reagimi i kryetarit Bexhet Xheladini për problemin me energji elektrike në trevën e gorës

Të dashur qytetarë të Komunës së Dragashit,
Për shkak të situatës së krijuar rreth furnizimit me energji elektrike, ku si rezultat i një defekti të tensionit të lartë në linjën Dragash – Restelicë, kanë mbetur pa energji elektrike rreth 3000 familje në trevën e Gorës, e shoh të arsyeshme të sqaroj disa gjëra për opinion publik dhe qytetarët.
Jam jashtëzakonisht i shqetësuar dhe ndjej keqardhje për faktin se tashmë mbi tri ditë një pjesë e qytetarëve të komunës kanë ngelur pa furnizim me energji elektrike. Me t’u njoftuar me rastin, kam ndërmarrë të gjitha masat që ky problem të zgjidhet dhe në këtë drejtim kam pasur 14 komunikime me strukturat drejtuese të KEDS, Nënkryetarin për Komunitete, Zyrën për Komunitete dhe KFOR-in.
Si kryetar i Komunës dhe si qytetar jam përkushtuar maksimalisht për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar tash e disa ditë në Komunën tonë.
Dua të sqaroj për qytetarët se të gjitha kompetencat dhe mundësitë ligjore për zgjidhjen e problemit të furnizimit me energji elektrike i takojnë KEDS-it, dhe se Komuna e Dragashit dhe unë si Kryetar nuk kemi as një mundësi tjetër që të nërhyjmë apo të ushtrojmë ndonjë ndikim të çfarëdoshëm mbi këtë institucion.
Prandaj, çfarëdo akuze personale ndaj meje si përgjegjës për situatën e krijuar, e konsideroj dashakeqe dhe tendencioze, me prapavijë politike, të orkestruar nga individë të caktuar me qëllimin e vetëm për ta komprometuar emrin dhe punën time si kryetar.
Përkushtimi im ka qenë që ky problem të zgjidhet pa ndonjë ekses dhe jam i lumtur që tani ky defekt u eliminua dhe konsumatorëve iu lëshua energjia elektrike.
Si kryetar i Komunës së Dragashit. Jam i gatshëm për të ofruar mbështejen time dhe i hapur për bashkëpunim për çfarëdo çështje e cila i preokupon qytetarët e Komunës sonë.

Lajme të përafërta

Ciceronët e ardhshëm nga Komuna e Dragashit vizituan disa nga vendet turistike në Komunën e Dragashit

TV OPOJA
May 4, 2019

Kryetari Shabani vizitoi Krushevën pas infektimit të punonjësit të QKMF-së

TV OPOJA
June 16, 2020

Kompania “AEG SHARR” bën shpërndarjen e donacionit Anti-Covid.

TV OPOJA
November 19, 2020
Exit mobile version