TV OPOJA
Aktuale

Qeveria ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndalojë përdorimin e thëngjillit për ngrohjen e objekteve publike.
Vendimi është bazuar nga përvojat e viteve të kaluara gjatë sezonit të dimrit që paraqiten me një shkallë të lartë të ndotjes së ajrit, që vije edhe si pasojë e emetimit të gazrave në ajër nga mjetet e transportit, përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje dhe shënon përqendrim të ndotësve të ajrit në nivel të lartë.

“Me qëllim të zvogëlimit të ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit, Qeveria synon që përmes shmangies së përdorimit të thëngjillit për ngrohje të objekteve publike, të ulë nivelin e ndotjes”, thuhet në njoftimin e qeverisë për mbledhjen e 74-të.

Pos këtij vendimi, qeveria ka miratuar edhe vendosjen e një mase mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
Qeveria ka miratuar Projektligjin për aderimin e Kosovës në Shkollën Rajonale të Administratës Publike – ReSPA.

“Qëllimi i Projektligjit është aderimi i Kosovës në këtë shkollë që do të avancojë statusin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare me prezencën e saj në forume shumë kombëtare. ReSPA është organizatë me përfaqësues të Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Shqipërisë. Objektiv i ReSPA-s është përmirësimi i bashkëpunimit në sferën e administratës publike, fuqizimi i shkëmbimit të përvojave me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, fuqizimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimi i burimeve në administratën publike”, thuhet në njoftimin për këtë pikë.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për inkasimin e mjeteve nga fondet e paalokuara në Buxhetin e Kosovës nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës sipas gjendjes në fund të vitit 2018. Gjendja e këtyre fondeve pritet te jetë mbi 1.2 milionë euro.
Gjithashtu është aprovuar edhe vendimi për të miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime, ndarje dhe transfere buxhetore ndërmjet kategorive të shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2018.
Është miratuar vendimi preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, sipas kërkesës së Komunës së Gjakovës, të cilat preken nga ndërtimi i “Qarkores së Gjakovës”.

Qeveria ka aprovuar propozimet e Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së Veriut, Ranillugut dhe Kllokotit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje të Qeverisë, Gentiana Islamaj është emëruar drejtoreshë e përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Në mbledhjen e sotme, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar rregullimin e statusit të përhershëm për të punësuarit në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova.
Gjithashtu është aprovuar plotësim-ndryshimi i rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive, me çka do t’i mundësojë që zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të ketë edhe tre këshilltarë politikë në përbërje të kabinetit të tij.

Lajme të përafërta

Hoxhaj merr mbështetjen e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash për vendimet e fundit

TV OPOJA
December 11, 2020

Qalaj konfirmon ndalesën e policëve në xhami e kafene gjatë orarit të punës

TV OPOJA
December 19, 2018

SKANDALOZE: I VIHET FLAKA SIPËRFAQËVE PYJORE NË BREZNE TË DRAGASHIT

TV OPOJA
October 28, 2018
Exit mobile version