TV OPOJA
Aktualitet

Hoxhaj merr mbështetjen e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash për vendimet e fundit

Kryetari në Detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve në Suharekë dhe Dragash.

Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e degëve, është shprehur se ky subjekt nuk do të jetë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit.

“Hoxhaj ka thënë se votimi i Ligjimit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Kryetari në Detyrë Hoxhaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe, i ka siguruar kryesitë e këtyre degëve që Partia Demokratike e Kosovës do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit”.

Kryesitë e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash, njoftohet se i kanë dhënë Hoxhajt mbështetjen e tyre të plotë lidhur me vendimet e Kryesisë, përfshirë votimin e pakos së rimëkëmbjes.

Lajme të përafërta

Osmani: Sipas të gjitha gjasave, Hoti të premten raporton për 100 ditëshin e Qeverisë

TV OPOJA
October 5, 2020

Drejtorët e Arsimit nga Kukësi, Prizreni dhe Dragashi filluan koordinimin për shënimin e 20 vjetorit të Eksodit në Kukës

TV OPOJA
March 27, 2019

Atmosfera në një fermë me 100 qengja në Pllajnik të Dragashit

TV OPOJA
November 14, 2021
Exit mobile version