Qeveria e Kosovës është duke mbajtur sot mbledhjen e 84-të.
Në rend dite është edhe shqyrtimi i Projekt-udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, shkruan IndeksOnline.
Ministrja, Rozeta Hajdari, në mbledhje arsyetoj këtë udhëzim administrativ duke propozuar përcaktimin e mënjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar të derivateve.
“Uhdëzimi administrative në fjalë bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori, konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg dhe qëllimet e tjera të interesit. Në bazë të dhënave të MINT të konfirmuara se ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e çmimeve në tregun botërorë, prandaj se për faktin se mos përshtatjes Qeveria mund të përcaktoj çmimin maksimal të lejuar, përllogaritjet për çmimin maksimal do të jenë të bazuara nga evidence e doganës dhe ATK. MINT propozon përcaktmin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar të derivateve”, tha ajo./IndeksOnline/