TV OPOJA
Diaspora

“Opoja Vallëzon” edicioni i katërt, grupet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i katërt me radhë i festivalit folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri të ndryshme nga e mbarë gjeografia kombëtare.

Festivali folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, organizohet nga “SHKA Bresana” dhe Drejtorati për Kultur, Rini e Sport në ditët e diasporës, me qëllim të bashkimit dhe prezentimit të vlerave mbarëkombëtare, organizim tre ditor me atmosferë të mrekullueshëme që tubon jo vetëm mërgatën por edhe banor nga e gjithë Kosova e trojet shqipfolëse. Këtë vit po organizohet edicioni i katërt me radhë i këti festivali.

Festivasli do të mbahet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 10, 11 dhe 12 korrik, në çdo mbremje do të prezentojn shoqëri të ndryshme duke filluar nga ora 18:30.

Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e këngtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ket karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat më të dalluar të folklorit në gjeografin shqipetare.

Opoja Vallëzon është festival ku do u jepet përparsi prezentimeve burimore dhe atyre koerografike gjë që e bën të dalloj nga festivalet tjera.

Televizioni Opoja si sponzor medial ka mësuar se cilat janë ansamblet pjesëmarrëse të cilat do të prezentojnë në edicionin e katërt të “Opoja Vallëzon”:

Nata e Parë
SHKA “Bresana” – Bresanë
SHKA “Zëri i Kosovës” – Fushë Kosovë
AKV “Hajvalia” – Hajvali, Prishtinë
Grupi Artistik “Alba Folk” – Tiranë
Qendra Kulturore “Kaçaniku” – Kaçanik
SHKA “Dufla” – Saraj, Shkup

Nata e Dytë
SHKA “Maja e Karanfilit” – Vuthaj, Mal i Zi
AKV “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë
SHKA “Kastriotët” – Ferizaj
SHKA “Minatori i ri” – Kishnicë
Ansambli “Visaret e Krrabës” – Tiranë

Nata e Tretë
SHKA “Malësori” – Gjonaj
AKV “Deçani” – Deçan
AKV “Shqipet Drenicës” – Drenas
SHKA “Bajram Curri” – Prishtinë
SHKA “Katarina Josipi” – Zym
SHKA “Bresana” – Bresanë.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Nga sonte fillon falja e namazit të natës, për komunën e Dragashit organizohet në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

TV OPOJA
April 11, 2023

NJOFTIM nga OVL-UÇK në Dragash

TV OPOJA
June 4, 2022

Vjedhet vetura e qytetarit të Dragashit në Prishtinë!

TV OPOJA
January 28, 2022
Exit mobile version