TV OPOJA
Kosova

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherit nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar se a do të hyjë PDK’ja në qeverinë e Hotit.

Ai tha se për shkak të situatës politike, PDK’ja mund të jetë fleksibile.

“Në kryesi nuk është marrë ndonjë vendim që PDK’ja të ndryshë kursin”.

“Megjithatë mund të them se PDK’ja për shkak të situatës politike, PDK’ja përveç qasjes parimore mund të jetë fleksibile dhe nuk do t’i bllokojë proceset”, është shprehur Totaj.

Tutje, ai tregoi se një gjë e tillë ende nuk është vendosur sepse, sipas tij, PDK’ja e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk është qëllimi i PDK’së që t’i bllokojnë proceset.

“Akoma nuk kemi marrë vendim, por qëllimi ynë është që të mos i bllokojmë proceset. Ne e respektojmë rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi Totaj.

Lajme të përafërta

Kosova shkëput kontratën me Serbinë për blerjen e infuzioneve, thotë Ismaili

TV OPOJA
June 26, 2019

QKMF-ja në Prizren merr barna donacion nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë

TV OPOJA
February 22, 2019

Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Kosovës

TV OPOJA
June 1, 2020
Exit mobile version