Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me ç’rast është marrë vendim për lehtësimin e masave për të hyrë në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka propozuar që qytetarët që hyjnë në Kosovë të mos vetëizolohen, por për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore, transmeton Klan Kosova.
“Ministria bashkë me IKSHPK nga aktiviteti ditor ka konstatuar situatë të qëndrueshme por me rritje të lehtë të rasteve në disa komuna. Duhet të jemi të qartë që virusi është akoma aktiv edhe pse me një rënie në intensitet”, ka thënë Zemaj.