TV OPOJA
Aktuale

Krasniqi i VV: Politika nuk eshte privilegj, po eshte pergjegjesi!

Të shumtë janë qytetarët e funksionarët në Sharr të cilet më sygjerojnë ta përdori angazhimin politik si mjet për rahatim për veten dhe të përfitoj një post insitucional, si këmbim për rrezultatin elektoral të marrë në zgjedhje nga organizata jonë politike.
Jam i vetëdijshëm se kështu ka funksionuar politika në të kaluarën, por jo domosdoshmërisht duhet të pajtohemi me këtë situatë.
Këta qytetarë janë votues të këtyre subjekteve, të cilët këta funksionar i kanë emëruar në këto pozita si pjesë e pazarave elektorale e jo si meritë e përgatitjes së tyre profesionale, të njëjtët qytetarë kur të shohin duke udhëtuar me transport publik habiten nga një fakt i tillë.

Këta qytetarë postin e shohin si privilegj e jo si përgjegjësi, andaj përpjekja për ndryshim të kësaj mëndësie shoqërore duhet te vazhdoj.

Ps. Në idenë time vetëm duke udhëhequr biznes mund të bëhesh miloner, e angazhimi politik të varfëron, dhe kështu duhet të jetë, kur përmes politikës synon të bëhesh shërbëtor i popullit, jo zhvatës i tijë!

Lajme të përafërta

Thaçi: Do ta bëj realitet ëndrrën e shqiptarëve të Luginës për t’iu bashkuar Kosovës

TV OPOJA
June 30, 2019

Lekaj-Ministria e Infrastrukturës e gatshme të ndihmojë UP-në

TV OPOJA
November 1, 2018

Urimi i kryetarit të komunës Shaban Shabani për festën e Kurban Bajramit

TV OPOJA
August 10, 2019
Exit mobile version