TV OPOJA
Aktualitet

Qendra e VV në Sharr viziton Muzeun Etnologjik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, vizituan muzeun e vetëm në Komunën tonë, Muzeun Etnologjik të Sharrit.

Muzeu është monument tregues i së kaluarës së një populli, përfshirë ndër kryesoret veshjen dhe traditat. I tillë ishte edhe Muzeu Etnologjik në Sharr. 
Përmes ligjeratës së prof.Muharrem Qafleshi e cila na riktheu në të kaluarën e komunës tonë, mësuam histori fantastike rreth mënyrës së jetesës shumë kohë më parë.

Muzeu Etnologjik në Sharr është themeluar me donacion nga organizata ChWB (Cultural Heritage without Borders).
Komuna ka bërë shumë pak lidhur me gjallërimin e këtij institucioni që është pasqyrim i asaj që ishim dhe asaj se si dukeshim e jetonim.

Falenderojmë profesorin për mikëpritjen dhe kohën e ndarë për ne në kuadër të kësaj vizite!

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Sharr,
18 maj, 2019

Lajme të përafërta

Pas përplasjes verbale në asamble, Nedžmidin Sejdilar kërkon shkarkimin e drejtorit të arsimit, Selim Kryeziu

TV OPOJA
November 17, 2022

Ky është Maturanti nga Dragashi i cili grumbulloi 94 pikë në testin e maturës (FOTO)

TV OPOJA
July 3, 2022

Apel për qytetarë: Drejtohuni zyrës së Gjendjes Civile më të afërt, shmangeni situatën me borë! (Foto)

TV OPOJA
January 10, 2019
Exit mobile version