TV OPOJA
Aktualitet

OJQ “IADK“ KA MBAJTUR SESION INFORMUES NË KOMUNËN E DRAGASHIT

Në komunën e Dragashit përfaqësuesit e IADK -së në bashkpunim me zyrtarët për bujqësi te komunës se Dragashit kanë mbajtur sesionin informues ku kan prezantuar projektin për mbështetje me grante në sektorin e Bimëve Mjekuese për fermerë aplikues potencial.

Organizata joqeveritare “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK” është duke zbatuar projektin “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit“, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në këtë projekt do të shpërndahen grante nga paketat e rekomanduara të bimëve mjekësore.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit dhe kriteret e aplikimit mund të informoheni në zyrën informative komunale për bujqësi në Komunën e Dragashit.

Lajme të përafërta

Falë bashkëpunimit të DKA-së me Caritasin Zviceran përurohën tri klasë për arsimim parafillor (Video, Foto)

TV OPOJA
December 16, 2020

Kryetari i komunës së Dragashit uron muajin e shenjtë të Ramazanit!

TV OPOJA
April 12, 2021

Kandidati i PDK-së në Dragash: Do ta respektoj vendimin e Supremes për votat e diasporës

TV OPOJA
November 20, 2021
Exit mobile version